Kualifikohet Kukësi, eliminohet Laçi (foto)

 

Kukësi do të vijojë rrugën e tij në Europa Legue. Kuksianët kanë arritur që edhe në ndeshjen e kthimit të ruajnë rezultatin 2-0 të takimit të parë përballë bjellorusëve të Torpedo Zhodino. Për tu shënuar është humbja e një penalltie nga ana e Pejiç në minutën e 75-të. Në minutën e 78-të bjelllorusët goditën shtyllën e kuksianeve. Edhe në të 84-ën është goditur traversa e Kukësit, por topi ka dalë jashtë. Në minutat e tjera nuk ka pasur histori dhe Kukësi vijon aventurën në Europa League.

SHKARKO APP