Kuçova, qyteti që plaket çdo ditë

Mungesa e investimeve, punësimit, infrastrukturës e kanë kthyer qytetin e naftëtarëve nga një qytet pune, në qytet pensionistëve dhe të varfërisë .Qyteti naftëtarëve po lëngon nga gjendja skandaloze që është krijuar nga harresa e qeveritarëve. Si pas statistikave, bëhet e ditur se qyteti nga 34 mijë, banorë numërohen 8 mijë të pa punë. Burime nga bashkia bëjnë të ditur se gjendja e krijuar në Kuçovë ka ardhu si pasojë e mungesës së investimeve në këtë qytet. Edhe, ato pak investime që janë bërë nga bashkia, është bërë nga të ardhurat që vjelë bashkia. Shumë familje jetojnë në varfëri, shumë të tjera janë të detyruara që të largohen nga qyteti, për një jetë më të mirë. Në rrethet e tjera shumë të rinj që mbarojnë studimet e larta, nuk vijnë fare në qytetin e lindjes, edhe pse kanë familjet e tyre .Ata preferojnë të punojnë në punë të rëndomta në Tiranë, dhe në Kuçovë, nuk vijnë. Është për tu theksuar se nga 12 ndërmarrje që ka patur qyteti, ku ishin të punësuar 10 mijë punëtorë, sot kanë mbetur vetëm një grusht punëtorësh. Në Kuçovë ka mbetur vetëm dy ndërmarrje të reduktuar në fuqinë punëtore. Banorët i shikon të menduar. Kjo gjendje ka ardhur se në këtë qytet nuk ka as një prespektivë për ata, dhe fëmijët e tyre. Banorët shprehen se të gjitha institucionet shtetërore që ishin më para në këtë qytet, kanë shkuar në Berat. Një i sëmurë është i detyruar që të udhëtojë për në spitalin rajonal Berat. Këto dhe shumë problem të tjera, ka bërë që familje të tëra, dhe shumë të rinj të braktisin qytetin. Sot në qytetin e naftëtarëve kanë mbetur pensionistët dhe familjet që nuk kanë mundësi financiare që të largohen. Kjo ka bërë që qyteti naftëtarëve të kthehet në një qytet të pensionistëve dhe të varfërve. Kuçova është qyteti që plaket çdo ditë.

Dilaver Xhelili

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?