Kudo me maska, qytetarët pro vendimit por ka mozbatim të këtij rregulli

Vendimi për mbajtjen e maskës me detyrim është pritur mirë nga një pjesë e madhje e qytetarëve. Ata thonë se se e kanë përdorur edhe më parë këtë mjet pa pasur nevojën e rregullimit me ligj. Qytetarët konfirmojnë se ka pasur edhe reste ku nuk janë zbatuar këto masa.

Nga kjo e enjte ka nisur përdorimi i detyrueshëm i maskave në ambiente të mbylluar.

Kjo masë u prit mirë edhe nga qytetarët, disa prej të cilëve thonë se edhe më parë i kanë përdorur maskat pa qenë e nevojshme për ligj.

“Duhej patjetër.”

” E kemi mbajtur dhe përpara se jemi të moshuar.”

Megjithëse ligji përcakton që maskat të përdoren vetëm në ambiente të mbyllura, ka edhe nga ata që e përdorin edhe në ambiente të hapura.

Autobusët ishin ndër ambientet e para të në të cilat qytetarët penalizohen për maskat, ndaj dhe në stacionet e urbanëve por edhe në ambientet e brendshme të tyre, vërehet një rregull sa i përket kësaj mase.

Por duket se jo kudo vendosjes së maskës i kushtohet kaq shumë vëmendje.

Disa qytetarë thonë se nuk i lejojnë të bëjnë pazare pa maskë, por të tjerë pohojnë të kundërtën.

“Nuk futet asnjëri se u thonë dilni përjashta ata brenda.”

“Kur nuk ka shitësi vetë, nuk ke çfarë thua.”

Përveç sendeve personale që dikur çdo kush nga ne merrte me vete, sot nuk mund të dalim pa maska deri në një moment të dytë kur situata pandemike në Shqipëri të stabilizohet.

SHKARKO APP