Kufijtë e BE-së/Ursula von der Leyen: Mbyllur edhe përtej Pashkëve

Pandemia e Covid-19 ka mbyllur kufinjtë e shteteve, si masë e fortë për mos përhapjen e virusit vdekjeprurës. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bën me dije se janë duke u zhvilluar bisedime midis vendeve anëtare të Bashkimit Europian, në lidhje me mundësinë e zgjatjes ose jo të mbylljes së kufijve, përtej festës së Pashkëve.

Nga ana tjetër, Von Der Leyen përsëriti gjithashtu se buxheti i ardhshëm i BE-së duhet të marrë formën e një “Plani Marshall” të ri për të nxitur rimëkëmbjen e Evropës nga shpërthimi i koronavirusit. Dy vendet me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi janë Italia dhe Spanja, të dyja anëtare të BE-së.

Më 17 mars, vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord të mbyllin kufijtë e BE-së për të gjitha udhëtimet jo thelbësore për 30 ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?