Kufijtë Kosovë-Serbi/ Spahiu për Petrisch: Diplomatë që shesin vlerat e BE-së
Për çështjen e korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi, ambasadori Wolfgang Petritsch, nuk e sheh si një rrezik për stabilitetin. Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, në një reagim të facebook, shprehet se diplomatë të tillë, që shesin vlerat e BE për t’u berë lobistë me pagesë janë turpi i Europës.
Shkrimi i plotë
Ambasadori Wolfgang Petrisch, ish-i dërguar special i BE në Kosovë, ka qenë deri përpara pak kohësh një mbrojtës i flaktë dhe mjaft i argumentuar i integritetit territorial të Kosovës.
Por po ky Petrisch, që thoshte të tjera gjëra dikur për kufijtë e Kosovës dhe paprekshmërinë e tyre, tani thotë pikërisht të kundërtën. Diplomatë të tillë, që shesin vlerat e BE-së për tu berë lobistë me pagesë janë turpi i Europës. Këta boll të mbushin xhepat në pleqëri, paçka se i fryjnë zjarrit të luftës në Ballkan.
Mirënjohje gazetës së mirënjohur gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, që na tregoi se Petrisch punon me studion e madhe ligjore “Lansky, Ganzger+Partner” për qeverinë serbe dhe tashmë është e qartë për të gjithë pse i gëlltiti paturpësisht parimet dhe fjalët e thëna më parë z.Petrisch.
Europa e Petrisch & co, që shesin e blejnë parimet brenda natës sipas oreksit të klientit të radhës, nuk është Europa që duam. Europa që duam është vetëm ajo e parimeve të mëdha të demokracisë!
KOHA JONË SONDAZH

