Kufiri detar me Greqinë, Tritan Shehu tregon rrugëzgjidhjen: Të dërgohet në Hagë!
Për ish-ministrin e Jashtëm, Tritan Shehu çështja e kufirit detar me Greqinë ka hyrë në një spirale, që sipas tij ka vetëm një rrugë. dërgimi i saj në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave në Hagë.
I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Shehu tha se marrëveshje e detit me Greqinë e nënshkruar në vitin 2009 u rrëzua në mënyrë të padrejtë. Sipas tij ajo marrëveshje u anatemua nga Rama, rilindja dhe arriti të hidhej poshtë nga gjykata kushtetuese me shumë pikëpyetje prapa.
Titan Shehu: Ka një rrugë që të dy vendet në dakordësi me njëra-tjetrën ta dërgojnë çështjen në gjykatën ndërkombëtare të të drejtës në Hagë dhe të jenë ata që të vendosin si do të realizohet ky demarkacion i hapësirave detare. Vendimi i asaj gjykatë do të jetë i pranueshëm nga të dyja palët.
Për çështjen e pronave, Tritan Shehu tha se kjo nuk është një shqetësim vetëm për minoritetin grek, por për gjithë popullin.
Tritan Shehu: Unë jam kam thënë këtë gjë edhe zotit Micotaqis që kur ishin në opozitë që ky nuk është vetëm për minoritetin greke. Kjo është një padrejtësi e madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë në atë zonë. Nuk është se po preket njëra pjesë, por po preket e gjithë popullsia për interesa korruptive.
Sipas Shehut marrëdhëniet me Greqinë janë në një pikë të ulët dhe kjo për shkak të politikës aventureske të Rilindjes.