Kufizim qarkullimi në sezonin turistik, Gjiknuri: Masa për mjetet e rënda

Kufizimi i qarkullimit për mjetet e rënda gjatë sezonit turistik ka qënë në tema e takimit konsultues mes ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri me shoqatën e Transportit Ndërkombëtar të Mallrave.

Dy ministri po hartojnë udhëzimin për kufizim të qarkullimit për mjetet e rënda nga 15 qershori deri më 15 shtator.

“Gjatë sezonit turistik, nisur edhe nga kushtet e disa segmenteve rrugore dhe për të krijuar lehtësi për pushuesit, sidomos në ato zona që kanë intensitet me turizmin, bazuar në legjislacionin në fuqi, sëbashku me Ministrin e Brendshëm do nxjerrim një udhëzim ku do të disiplinojmë trafikun e mjeteve të rënda. Duke vendosur nga 15 Qershori në 15 Shtator kufizim të trafikut të mjeteve të rënda në periudhat e fundjavave. Duke nisur nga e premtja përfshirë ditën e dielë trafiku i mjeteve të rënda do të ndalohet në disa segmente kryesore rrugore”, u shpreh Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë diskutimit me grupet e interesit, u dakordësua periudha e disiplinimit 15 Qershor-15 Shtator ndërsa në ditët e ardhshme do të përcaktohen nga specialistët edhe oraret e kufizimit të qarkullimit në këto tre ditë të fundjavave dhe gjithashtu akset në të cilat do të zbatohet për të krijuar lehtësitë e lëvizjes por dhe mos penguar bizneset në aktivitetin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Udhëzimi do të ndiqet e zbatohet në terren në koordinim mes Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe agjencive tjera që rregullojnë transportin rrugor përfshirë dhe Portet dhe Doganat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?