Kufizime në segmentin rrugor Orikum-Palasë, Policia: Evitoni këtë aks përgjatë 8 orëve të natës

Policia e shtetit ka publikuar njoftimin në faqen e saj zyrtare, për të gjithë drejtuesit e automjeteve, se për shkak të punimeve që do të zhvillohen në ndërtimin e segmentit rrugor Orikum – Palasë, ky segment rrugor do të jetë i kufizuar në të dyja krahët, për të gjitha kategoritë e mjeteve duke filluar që sot në orën 21:00 të mbrëmjes, e deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Sipas njoftimit, ky bllokim do të jetë për të gjitha kategoritë e mjeteve dhe do të përsëritet çdo ditë përgjatë orëve të natës deri të Shtunën tjetër 19 Tetor 2019.

Gjithashtu Policia i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të evitojnë këtë aks rrugor përgjatë 8 orëve të natës ose të zgjedhin rrugë të tjera alternative.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?