Kufizimet e policisë për sot

 

Masat e policisë, ja kufizimi i rrugëve 

Policia e Tiranës publikoi dje masat për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, ku vihej re shtimi i orarit të bllokimit të rrugëve por dhe orarit të kufizimit të  parkimit, ndryshe nga protesta e 8 dhjetorit.

Që prej mesnatës së 16 dhjetorit me të hyrë 17 dhjetori nuk lejohet parkimi i automjeteve në rrugën “Xhorxh Bush” nga ura në rrugën e Elbasanit deri te kryqëzimi te sheshi “Sulejman Pasha”.

Masat e policisë prekin edhe sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Abdi Toptani” dhe rrugica pranë ish selisë së PD-së, ku do të ndalohet si parkimi ashtu edhe qarkullimi.

Në shumë akse të tjera rrugore do të ketë devijim të trafikut

Po kështu autobusët interurbanë nuk do të lejohen në brendësi të qytetit.  Kufiri do të jetë pallati i sportit “Asllan Rusi”, shkolla “Vasil Shanto”, rrethrrotullimi pranë fakultetit Ekonomik.

Policia e kryeqytetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe u bën thirrje që të respektojnë masat e marra dhe rregullat e qarkullimit.

Në të kundërt mjetet do spostohen me mjete ngritëse”, thuhet në njoftimin për media të policisë.

Gjatë protestës që do mbahet para parlamentit, dhe pritet të nisë në orën 10:00 policia pritet të rrisë prezencën, por nuk ka bërë të ditur numrin e efektivëve që do të jenë në gadishmëri për të ruajtur rendin dhe qetësinë

Nuk lejohet parkimi

Nga ora 00:00 3 17 dhjetorit – deri në mbarim të protestës

1 Rruga “Xhorxh Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqezimi tek sheshi “Sulejman Pasha)

  1. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” duke përfshirë sheshin “Skënderbej”
  2. Rruga “Abdi Toptani” ( drejtoria e Burgjeve)
  3. Rrugica pranë Infosoft tek ish PD.

Gjatë protestës do të bllokohen

Rruga “Xhorxh Bush”
Rruga “Abdi Toptani”
Sheshi Skënderbej.

Në protestën e 8 dhjetorit, policia e shtetit angazhoi rreth 1 500 forca, mes tyre snajpera, forca speciale dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe repartin Shqiponja.

Deklarata e policise me 8 Dhjetor 2015

Më datë 08 Dhjetor 2015, Drejtoria Vendore Policisë Tiranë, ka marre masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim – proteste në datë 08 Dhjetor 2015 nga ora 11.00 deri në orën 16.00, në sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”. Sa sipër, do të ketë bllokime të pjesëshme të trafikut në rrugët : · Bulevardi “Zogu i Zi”, rruga e “Kavajës”, rruga e “Dibrës”, rruga e “Elbasanit”, bulevardi “Bajram Curri”. Në këto segmente rrugore do të ketë trafik të kufizuar. Si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve si më poshtë : · Nga sheshi “Skëndërbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 10:00’ deri në orën 16:00’.

SHKARKO APP