“Kufizimi i lëvizjes nuk sjell ndonjë impakt” Muka: Është rritur përqindja e personave me sindroma depresive
Epidemiologu Taulant Muka Për RTV Ora ka mohuar faktin që kufizimi i lëvizjes së qytetarëve do të ketë ndonjë impakt të madh në luftën me pandeminë.
Muka ka thënë se situata pandemike ka rritur përqindjen e personave që rezultojnë me simptoma depresive.
Muka: Nuk besoj që kufizimi i lëvizjes pas orës 20:00 do të sjell ndonjë impakt të madh. Nuk di që qeveria shqiptare, nëse i ka të dhënat ti bëjë publike, nuk besoj që ka të dhëna që virusi qarkullon vetëm natën dhe 2 orë të kufizimit të lëvizjes do të bëjnë të mundur një ulje të përqindjeve të mëdha të infeksioneve. Nga ana tjetër, situata pandemike në botë, po të shikojmë këtu në Zvicër, ka rritur përqindjen e personave që rezultojnë me simptoma depresive të nivelit të moderuar dhe të lartë. Në Zvicër studimi i taksforcës rezultoi se nga muaji mars në nëntor përqindja e këtyre simptomave të moderuara dhe të rënda depresive u shtua me 6 herë. Pra nga 3% në 18% në nëntor. Në këtë kontekst nuk e kuptoj se përse duhet që ne si qytetarë në Shqipëri të izolohemi pas orës 20:00.
Është vërtetuar sot dhe ka të dhëna se qëndrimi në ambiente të hapura është vend me rrezik shumë të ulët të marrjes së virusit. Në vlerësimin tim ajo që është e rëndësishme është që të kërkohet kriteri i aplikimit ose të shikohet zbatimi i rregullave në të gjitha bizneset.