Kujdes! Borë dhe gurë në Rrugën e Kombit

Moti i keq sidomos në veri dhe verilindje. Moti i keq me reshje dëbore dhe shiu ka krijuar vështirësi të qarkullimit të automjeteve në disa akse kryesore në Shqipëri.

Policia Rrugore në të gjithë vendin është angazhuar në terren për të orientuar drejtuesit e automjeteve në akset problematike, ku në disa segmente ka pasur edhe rënie gurësh dhe inertesh, si dhe prezencë të dëborës, sic janë fotot e mëposhtme në Rrugën e Kombit..

“Drejtoria e Policisë Rrugore  apelon  të gjithë  drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore por dhe në të gjitha akset e tjera rrugore në qarqe, të tregojnë kujdes, të moderojnë shpejtësinë, mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit, kaskat mbrojtëse për biçikletat dhe motoçikletat,  si dhe mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit.

Si dhe në ato akse si rruga e kombit apo akse të thella malore  ku ka prezencë të dëborës këshillohet qarkullimi me zinxhirë pavarësisht trashësisë së dëborës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast nevoje telefononi  menjëherë në numrat pa pagesë 112 e 129  dhe do të ndihmoheni nga  Patrullat e Policisë Rrugore dhe ato të Përgjithshme, pasi në situata të rënduara nga moti dimensioni i  Patrullave të Policisë Rrugore është ndihma automobilistike për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët në nevojë”, thuhet në një njoftim zyrtar të policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?