Kujdes kur kaloni në rrugën Lezhë-Shëngjin! Rrezik gurësh nga mali

Fenomeni i rrëshqitjes së gurëve në rrugën Lezhë-Shëngjin sapo ka nisur, por ndërhyrjet po vonojnë. ABC News bëri një vëzhgim në faqen e malit, aty ku mori shkëmbinjsh e gurësh janë gati në rënie.

Një frikë e madhe, pasi nga çasti në çast mund të bien shkëmbinjë të mëdhenjë dhe të përseritet tragjedia e rrugës së Torovicës ku nga gurët që ranë nga mali vdiqën një çift të rinjsh dhe një person tjetër. Guri i madh ra nga mali mu mbi makinën që po ecte në rrugë dhe u mori jetën tre të rinjve lezhjanë.

Ndërsa rruga Lezhë-Shëngjin paraqet rrezik me të madh. Pamje që tregojnë sa pranë rrezikut janë udhëtarët. Ky shkëmb mund të rrëzohet nga çasti në çast në rrugën turistike të Shëngjinit. Reshjet dhe mungesa e pemëve mund të nxisin shkëputje të shumë gurëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është verë dhe në rrugën Lezhë – Shëngjin ka fluks. Por këtu në zonën e Knallës, ku dhe u shfaq fenomeni i rrëshqitjes nuk ka asnjë element mbrojtës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rrjetat që do të pengonin rënien e tyre mungojnë. Këto shtylla tregojnë se ky segment duhej të sigurohej.

Firma murembajtëse vetëm sa ka pastruar rrugën nga gurët e vegjël që rane disa ditë më parë. Ato goditën një autobus në të cilin po udhëtonin vajza e gra.

Nuk pati asnjë reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen apo përcaktimin e situatës në vijim.  E gjitha u la në harresë, kurse emergjencat civile në prefekturën e Lezhës thonë se kanë raportuar dhe presin të ndërhyhet.

Ky gur qëndron në të njëjtin drejtim, ku pati edhe më parë rrëshqitje. Gjysma e tij është në ajër.

Edhe kjo fasadë me gurë gëlqeror është në shpërbërje duke e bërë situatën akoma më alarmante. Por këtu nuk gjendet kush, as Autoriteti Rrugor Shqiptar, as firma mirëmbajtëse apo emergjencat civile, shkruan abcnews.

Për të parë videon shtypni watch on youtube

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?