KUJDES/Mashtrimi në emër të OBSH, ja email-i që po qarkullon për virusin (FOTO)
Kakerat janë duke përhapur një e-mail në emër të OBSH me këshilla por në fakt është një mënyrë për të vjedhur të dhënat konfidenciale nga kompjuterat dhe telefonat. Llogaritë bankare ose kartat e kreditit. Ky email kërkon që të vendosni të dhënat tuaja si emailin dhe fjalëkalimin me qëllim për të shkarkuar broshurën me këshillat. Por kjo është një vjedhje që ju bëhet të dhënave tuaja, siç thonë edhe kompanitë e sigurisë në internet, dhe në asnjë mënyrë nuk duhen futur këto të dhëna.
Siç mund të shihet në këtë email të konsideruar tashmë Fake, ka edhe gabime drejtshkrimore të cilat konfirmojnë faktin që kjo është një mënyrë e konsideruar “Phishing”, teknikë që përdoret për vjedhjen e të dhënave në internet. Për këtë arsye, shumë kompani, kanë dërguar emaile tek stafet e tyre me qëllim që ti vënë në dijeni të kësaj vjedhjeje online që mund t’u bëhet të dhënave të tyre, dhe kanë kërkuar që çdo informacion të lexojnë në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Nga ana tjetër, edhe kompanitë që merren me sigurimin e të dhënave në internet, kërkojnë që të bëhet kujdes dhe të mos bien preh e emrit të dërguesit të emailit, të shohin me kujdes linkun se ku të dërgon ky email e po ashtu të lexojnë me vëmendje, pasi nëse ka gabime gramatikore, me siguri janë përballë një grupi kriminal, i cili kërkon të vjedh të dhënat.
E rëndësishme, sipas këtyre kompanive të sigurisë, është që të mos vendosen të dhëna në një faqe e cila nuk ka pse i kërkon këto të dhëna, siç është rasti konkret me emailin që supozohet se dërgohet nga OBSH, dhe po ashtu të mos përdoret i njëjti fjalëkalim për faqe të ndryshme.