Kujdes, mbani korsinë e duhur kur ecni me makinë ose do gjobiteni!

Policia Rrugore ka ndëshkuar 56 drejtues mjetesh për mospozicionim në korsinë e duhur të lëvizjes.

“Në kuadër të Operacioneve “Tispol” Korrik 2018, kjo javë për Policinë Rrugore të Kryeqytetit, nisi me kontrollet për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve sipas sinjalizimit rrugor horizontal në rrugën Teodor Keko, një shkelje kjo e kthyer në shqetësim dhe rrezik të përhershëm për përdoruesit e rrugës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu policia ka ndëshkuar edhe 36 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, 3 drejtues motomjetesh u arrestuan   për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, 55 mjete u ndaluan administrativisht për detyrime të pashlyera dhe 450 masa për shkelje të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?