Kujdes, ndryshon ligji/5 mijë euro gjobë diskriminimi për pamjen, pranohen ankesat anonime për ngacmime seksuale

Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi, pëson ndryshime dhe këtë herë qeveria ka çuar në Kuvend ndryshime që parashikojnë përfshirjen për herë të parë si shkaqe të diskriminimin edhe paraqitjen (pamjen e jashtme), shtetësinë dhe të jetuarit me HIV/AIDS.

Pra çdo dallim, përjashtim, kufizim, preferencë apo trajtim të pafavorshëm për shkak të paraqitjes së jashtme do të konsiderohet diskriminim dhe do të ndëshkohet sipas ligjit. Çdo person fizik që diskriminon për shkak të pamjes së jashtme apo shkaqeve të tjera të parashikuara në ligj, do të dënohet me gjobë nga 10 000 deri në 60 000 lekë.

Nëse diskriminimi bëhet nga personi juridik, dënimi me gjobë është nga 60 000 deri në 600 000 lekë. Kur personi që diskriminon ushtron një funksion publik, dënimi me gjobë edhe 30 000 deri në 80 000 lekë.

Projektligji ndryshon edhe mënyrë e ekzekutimeve të vendimeve ndëshkuese me gjobë të Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Tashmë gjoba duhet të paguhen nga kundërvajtësi jo me vonë se 30 ditë nga komunikimi i tyre. Me kalimin e këtij afati, vendimi i dhënë shndërrohet në titull ekzekutiv dhe ekzekutohet në mënyrë të detyrueshme nga zyra e përmbarimit, me kërkesë të Komisionerit.

SHKARKO APP