Kujdes në rrugë! Era e fortë po rrëzon pemë (foto)

Një pemë ka zënë poshtë 3 makina në Fier. Në rrugën nacionale në dalje të Fierit me drejtim qytetin bregdetar të Vlorës, një pemë ka rënë si pasojë e erës së fortë duke zënë poshtë tre autovetura, dy të parkuara dhe një që ka qenë në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:30 pranë ish-doganës së vjetër. Burime nga vendngjarja thonë se nuk ka pasur persona të lënduar.

Gjatë gjithë ditës së shtunë në Fier ka patur erë të fortë. Deri tani nuk ka dëme serioze, por rreziku është prezent në çdo cast.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Era e fortë në qytetin e Vlorës paraditen e sotme, ka shkaktuar dëme të shumta. Sic shihet nga pamjet më poshtë kemi rrëzim të palmave anës rrugës. Dëmtim të automjeteve dhe tabelave sinjalistike. Për shkak të motit të keq mëngjesin e sotëm janë pezulluar edhe lundrimet nga porti i qytetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?