Kujdes nëse keni gjoba të papaguara, rregulla të reja
Duke filluar nga 1 qershori, kushdo që ka një makinë nuk mund të bëjë regjistrimin e tyre pa paguar gjobat që mund t’i kenë për kundravajtjet e shkaktuara në trafikun rrugor.
Ka qenë Ministria e Punëve të Brendshme që e ka bërë të ditur këtë kumtesë për qytetarët dhe ky shërbim sipas tyre i shërben rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të pagesave të gjobave për veprat kundërvajtësve në trafik.
Sipas Ligjit për Automjete, Nr. 05/L-132, neni 43, pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave.
KOHA JONË SONDAZH

