Kujdes nga ky mesazh në celular!

Mashtrimet me sms vazhdojnë. Një sms i fundit po mashtron qindra njerëz.

Personave marrës të këtyre mesazheve, iu premtohen të ardhura të konsiderueshme në valuta të huaja, duke pasur si kriter vetëm përdorimin e aparatit të tyre celular, autorët i ftojnë të komunikojnë nëpërmjet aplikacionit “Telegram”.

Dyshohet se nëpërmjet joshjes financiare, autorët mund të marrin të dhënat personale të shtetasve shqiptarë.

Policia u bën thirrje personave që u ka ardhur një mesazh i tillë dhe kanë shpërndarë të dhënat personale, të paraqiten në zyrat policore të Krimeve Kompjuterike dhe Kibernetike në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kompjuterike e Kibernetike në DPPSH.

SHKARKO APP