“Kujdes nga lëngu me limon”, Isuf Kalo: Ja pse diabetikët janë më të rrezikuar nga koronavirus, numri i të prekurve do të rritet

Mjeku i njohur, Isuf Kalo, theksoi në emisionin “Kjoë Jvaë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, se numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë do të rritet.

Sipas mjekut, më të rrezikuar nga ky virus i rrezikshëm janë diabetikët, pasi ky virus do një organizëm të fortë, që ta luftojë.

Ndër të tjera, Kalo tha se lëngu i limonit, i cili këto ditë po konsumohet shumë, për shkak se përmban vitamin C, nuk është i mirë për personat që vuajnë nga diabeti, pasi rrit sheqerin.

Pjesë nga intervista:
A bëhen mjaftueshëm të koronavirusit analiza në vend?

Kalo: Është një sfidë ndaj të gjithë sistemeve shëndetësore, është një provë. Janë disa kërkesa që dalin befas. OBSH dhe disa vende të Evropës kanë disa mundësi se si reagojnë në situate emergjente. Ne nuk jemi aq të patur në rezservat shëndetësore. Numri i mjekëve është më i se në cdo vend tjetër. Është fat i mirë që e kemi këtë analizë, se do rrinim a ka ardhur apo jo virusi këtu. Sistemet shëndetësore nuk reaguan bashkë, që të jepnin një front të përbashkët. Do të ishte me vend të kishte më shumë se një qendër që diagnostikon, ndoshta dhe jashtë Tiranës, por ka një problem te besueshmëria e analizës.

Ne jemi në OBSH, pse të mos ndiqet politika e marrjes së analizës me tampon?
Kalo: Rastet kanë qenë më të pakta dhe ka qenë e përballueshme deri më tani. Pritet që numri do të shtohet, një numër jo i vogël njerëzit është i infektuar, por është i pazbuluar. Ndoshta është cështja e certifikimit, që kjo analizë do një siguri të madhe.

Në një artikull dje iu drejtohenit me këshilla gjithë të prekurve me diabet. Pse diabetikën janë më të rrezikuar?
Kalo: Kur kam qenë në drejtim të departamentit të sëmundjeve diabetike në QSUT pata krijuar dy gjëra, që aplikohen dhe tani: konsultat telefonike, që e pashë në Francë. Është konsultë telefonike, në këto dy ditë kam pas më shumë se 60 veta, që më kanë marrë në telefon për të më pyetur, ku shumica e tyre janë të moshuar. Kjo u kursen të sëmurëve kohë për të vajtur te specialistët. Diabeti është demostruar se ata që kanë qenë më rëndë kanë me diabet, të moshuar dhe me sëmundje shoqëruese. Shpresa jonë e luftës kundër këtij virusi është reagimi i organizmit të njerëve, këtë duam të fitojmë, ne nuk kemi armë për ta vrarë. Ne duam që trupi të rezistojë. Ekuilibri i mirë i diabetit shton rezistencën. Këta besojnë se vitamina C do t’i shpëtojë dhe pinë lëng limoni, por që kjo rrit menjëherë sheqerin.

Disa të reja që solli ky virus: vuri në sfidë systemin shëndetësor dhe solli disa mesazhe të reja, e para që duhet rishikuar raporti mjekësi-shëndet, shëndet-sëmundje. Sistemi shëndetëso gjykohet sa investon për shëndetin dhe sa për sëmundjet, ne këtë raport duhet ta rishikojmë. E dyta, kanë qenë qytetarët që i kërkonin ndihmë sistemit, tani është sistemi që thotë se pa qytetarët nuk bën dot gjë. Pra, duhen parë raportet se ku duhet investuar më shumë, institucioni më efikas është shtëpia.

SHKARKO APP