Kujdes pamje të rënda/ 3 të rinj dhunojnë barbarisht 30-vjeçarin, përfundon në koma (VIDEO)
Një grup të rinjsh kanë rrahur brutalisht një bashkëmoshatar të tyrin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë në lagjen “13 Shtatori” në Berat dhe gga pamjet e publikuara nga ”JOQ”, shihet se si 3 të rinj, dy prej tyre adoleshentë, masakrojnë me grushta e shkelma shtetasin me inicialet N.Ç, 30 vjeç nga fshati Duhanas, duke e lënë të shtrirë në tokë, pa ndjenja. Edhe pse e kanë parë të shtrirë dhe pa ndjenja, të rinjtë janë kthyer disa herë dhe e kanë goditur prapë duke e tërhequr zvarrë.
Sipas ”BallkanWeb”, 30-vjeçari i plagosur ka qëndruar rreth 30 minuta pa ndjenja deri në mbërritjen e ambulancës, pasi nuk është ndihmuar nga askush. Ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit por për shkak të gjendjes së tij të rëndë, i plagosuri është transportuar në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë. Menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi 3 të rinjtë, konkretisht shtetasit me inicialet F.G, 17 vjeç, J.B, 23 vjeç si dhe K.M., 18 vjeç, të tre banues në Berat.
Gjykata e Beratit i ka lënë sot të lirë 3 agresorët, duke dhënë për ta masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”. Edhe pse organi i prokurorisë ka kërkuar për ta “burg”, gjykata në bazë të një akt-ekspertimi mjeko-ligjor që e cilësonte “plagosje të lehtë”, i ka dhënë atyre lirinë.
Komunikata e Policisë
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi nëd flagrancë i shtetasve:
•F.G, 17 vjeç,
•J.B, 23 vjeç,
•K.M, 18 vjeç, të tre banues në Berat.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “13 Shtatori” në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin N.Ç, 30 vjeç, banues në fshatin Duhanas, Berat, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 88, 25 të Kodit Penal.