Kujdes! Policia rrugore me dronë në disa akse të vendit, 93 gjoba në 1 orë
Policisë Rrugore është duke monitoruar fluksin e automjeteve në vend me dron, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, të cilat janë shkak për aksidente rrugore.
Momentalisht policia rrugore po operon në aksin Rrogozhinë-Elbasan, ku për rreth një orë janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 93 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara.
Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve qe të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar.
Po ashtu, apelohet për kujdes me parakalimet e gabuara, kufizimin e shpejtësinë së lëvizjes sipas sinjalizimit rrugor, dhe mos drejtimi i mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike.