Kujdes! Temperaturat shkojnë shumë nën zero
Reshje dëbore, shiu dhe temperatura nën zero. Ky është parashikimi i motit për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme. Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, nuk do të ketë përmbytje, kjo për shkak se temperaturat e ulëta do të sjellin reshje dëbore.
Më poshtë parashikimi i motit:
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Shkodër, Dibër, Lezhë dhe Elbasan mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Pritet prania e reshjeve në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit, kryesisht në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Reshjet e dëborës mund të sjellin problematika të ndryshme në transportin rrugor dhe ngrica si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave. Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: +1 / 8
në vendet e ulëta: 2 / 6
në vendet malore: – 8 / 5 °C.
Era
Sot pasdite (e hënë, dt.26) dhe nesër (e martë, dt.27) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në Veri dhe në bregdet deri e fortë.
Rreziku nga përmbytjet
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
KOHA JONË SONDAZH

