“Kujdesi për të moshuarit, objektivi ynë”, Ministrja Koçiu: 50% e buxhetit të shëndetësisë shkon për rimbursimin e barnave të tyre

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu është shprehur sot se 50% e buxhetit të shëndetësisë shkon për rimbursimin e ilaçeve për të moshuarit.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu shkruan se kujdesi për të moshuarit është objektiv i kësaj qeverie.

“Nga janari, deri në shtator 2024, 50% e buxhetit për shëndetësinë është investuar në rimbursimin e barnave për të moshuarit, duke u siguruar atyre akses të plotë në medikamentet e nevojshme pa barrën e kostove. Kujdesi për ta është objektiv yni”, thuhet në postimin në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?