“Kujdestari” i familjes përdhunon vajzën 13-vjeçare, në Sarandë

Një 40-vjeçar  akuzohet se ka përdhunuar një 13-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë në Vrion të Finiqit.

Servet Muhaxhiri mësohet se ka përdhunuar vajzën e gruas së dytë të vëllait të tij.

Ai jeton në Fushë-Krujë dhe një muaj më parë, vëllai i tij e kishte thirrur që të shkonte në Vrion sepse do të shkonte në Tiranë bashkë me të shoqen dhe Serveti duhej të kujdesej për vajzën e tyre.

40-vjeçari ka hyrë natën në çadrën ku jetonte familja rome dhe e ka përdhunuar vajzën 13-vjeçare, e cila ia ka rrëfyer nënës së saj këtë ngjarje vetëm pak ditë më parë.

SHKARKO APP