Kujtim Gjuzi i kthehet Taulant Ballës: Klodianin e vratë, policët atë natë ishin të droguar

Deputeti Kujtim Gjuzi, gjatë seancës plenare në Kuvend, iu drejtua kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, duke u shprehur se duhet të ketë kujdes, pasi “mund t’i nxjerrë ndonjë emër në Shkodër”.

Kjo deklaratë e Gjuzit vjen pak ditë pasi protestuesit e dhunshëm në Shkodër, sulmuan selinë e PS-së. Gjuzi më tej foli edhe për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia, duke thënë se skuadra policore atë natë ishte e droguar.

“Mos u fut Taulant në konflikt me mua se të nxjerr ndonjë emër në Shkodër, por më vjen keq për dikë atje. Keni një juntë ushtarakësh që po e drejtoni sipas interesave tuaja. Sa i përket familje Rasha, ata u treguan dibranë të vërtetë. Ka qenë e droguar atë natë gjithë skuadra policore. Ju jeni gjithë vrasës, na keni vrarë 77 vite e nuk do keni shanse të na vrisni më.”, tha Gjuzi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?