Kujtim Gjuzi: Nëse Basha bëhet kryeministër unë dorëhiqem nga kreu i Partisë Konservatore

Deputeti Kujtim Gjuzi ka premtuar në studion e emisionit “Arena” nga Dritan Hila se nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër do të japë dorëheqjen nga kreu i Partisë Konservatore.

Sipas tij, mes Ramës dhe Bashës nuk ka më dashuri. Ndërsa kryeministrit iu përgjigj duke i thënë se ai është vetë gërmadhë.

Gjuzi tregoi edhe një mesazhin që i ka dërguar Sali Berishës në kohën e protestave të opozitës.

Dritan Hila: Zoti Rama ju tha juve jeni gërmadha e opozitës…

Kujtim Gjuzi: Pse nuk e di ti që ai është gërmadhë vetë!

Dritan Hila: Ai akoma shpërndan fondet e buxhetit dhe është në rregull me të vetën. Ka dhe ca që po bëjnë qeveri në Facebook. Më duket se ju përdori një çikë?

Kujtim Gjuzi: Neve?! Mos kujto se jemi nga ato të farmacisë që përdoremi aq kollaj.

Dritan Hila: U lidh prapë me Lul Bashën

Kujtim Gjuzi: Dashuri e vjetër e shkatërruar ajo. S’ka shanse. Ja ku jemi këtu. Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore.

…..

Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty.

Mira Kazhani: Na trego tani çfarë të thotë Baca?

Kujtim Gjuzi: Baca ka filluar të thotë: Sa gabim që dola nga Parlamenti.

Mira Kazani: U pendua?

Kujtim Gjuzi: Po patjetër, imagjino kur pendohet Baca!

SHKARKO APP