Kujtim Gjuzi “zbulon” komplotin ogurzi: Donin të më infektonin me Covid, por unë pjek mish helli, i djeg
Deputeti Kujtim Gjuzi gjithnjë tërheq vëmendjen me deklaratat e tij. Të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundmi me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Gjuzi “zbulon” se kanë dashur ta infektojnë me koronavirus, mirëpo sipas tij ai pjek mish në hell dhe e djeg.
“Mike dhe miq
Ju kam thene:
Mua nuk me ze Ramcorona covit19 edhe Adriatikut i’a pata thene kujdes se duan te te inskenojne ashtu sic deshen te ma inskenonin mua me 06.04.2020, por une shkova t’u tregoj se nëse “pjek mish helli” e pjek dmth ja djeg inskenimet ramcovid19 me gjithë karagjoslleqet e shamisë së beqarnisë se plakut Ismail bej Fotokopja”, shkruan Gjuzi në Facebook.
Deputeti Kujtim Gjuzi ka deklaruar në një deklaratë për mediat përpara selisë së Kuvendit të Shqipërisë se duhet një qeveri akademike që zgjedhjet të mos vidhen në Shqipëri.
Gjuzi citoi edhe batutën e Ramës në Kuvend duke deklaruar se është i nervozuar me thënien e tij.
“Ju them të gjithëve që përgjegjësia maksimale në këtë rast nuk është e Edi Ramës kryeministër, i cili të enjten e kaluar lëshoi një batutë që nuk kishte kuptim. Ne jemi shqiptarë dhe njëherë e djegim shaminë e beqarit.
Unë jam i nervozuar me thënien e kryeministrit prandaj i them kryetarit të Kuvendit merr të gjitha masat që gjatë javës të jemi në tavolinën e përbashkët siç thashë me partitë politike parlamentare jo parlamentare, me intelektualët e pavarur që janë në parlament.
Ndërsa tryeza tjetër të ketë akademikët, ne kemi 2 vjet që kërkojmë qeverinë akademike, vetëm ajo mund ta çojë vendin në zgjedhje dhe zgjedhjet mos të vidhen”, u shpreh Gjuzi.