Kujtohet 11 shtatori 2001, 19 vite nga tragjedia që tronditi SHBA-në dhe gjithë botën

Kanë kaluar 19 vjet që nga sulmet e datës 11 shtator 2001, kohë kur SHBA u godit nga sulme të avionëve ushtarakë të Al Kaedës.

Sulmet e koordinuara terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë, Pentagonit vranë gati 3 000 Amerikanë nga të gjitha sferat e jetës – dhe ndryshuan përgjithmonë rrjedhën e historisë Amerikane dhe horizontin e Nju Jorkut.

Qyteti i Nju Jork dhe SHBA- tani po merren me tmerrin e një lloji tjetër nga pandemia COVID-19 . Pandemia ka bërë që këtë vit të mos ketë kujtime zyrtare për 11 shtatorin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para 11 shtatorit, Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë ishin bërë simboli i fuqisë ekonomike të SHBA-ve – duke qëndruar mbi Manhatan si qendër e tregtisë dhe biznesit që punësoi dhjetëra mijëra nga e gjithë zona e tre shteteve amerikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 09:02 minuta të mëngjesit, terroristët shkatërruan Qendrën Botërore të Tregtisë në një nga episodet më shqetësuese në histori. Agresorët përplasën avionët e pasagjerëve të rrëmbyer në secilën kullë, duke shkaktuar zjarre masive në zyra në secilën ndërtesë.

Dëshmitarët shikonin të tmerruar kur viktimat e bllokuara në apartamente në kulla nisën që të hidheshin nga lart drejt tokës, drejt vdekjes së tyre.

Mijëra persona që reaguan menjëherë – oficerë policie, zjarrfikës, ndihmësmjekë – u mblodhën në Qendrën Botërore të Tregtisë për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur.

Qindra zjarrfikës shkuan në vendngjarje, në një nga ngjarjet më të rënda për SHBA-të, por edhe për mbarë njerëzimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?