Kukës, arrestohet 43-vjeçari në Morinë, i gjenden 20 kg heroinë

Policia e Kukësit ka arrestuar një 43-vjeçar, i cili tentoi të kalojë kufirin shqiptarë duke transportuar rreth 20 kg heroinë.

Sipas burimeve policore mësohet se gjatë kontrollit nga policia kufitare në hyrje të kamionit me targa AA090IS, që  drejtohej nga shtetasi, Arben Prendi, vjeç 43, nga Lezha, në kabinë e shoferit poshtë krevatit janë konstatuar një valixhe, ku brenda saj janë gjetur rreth 20 kg heroinë.

Drejtuesi i kamionit e transportonte heroinën nga Kosova për në Shqipëri. Grupi hetimor po kryen veprimet. Po vijon puna per zbardhjen e plote të këtij rasti trafiku.

SHKARKO APP