Kukës, Balliu: Policia të distancohet nga arrestimet enveriste
Në Kukës është instaluar e gjitha kupola e Policisë së Shtetit, dhe prej mbrëmjes së djeshme deri mëngjesin e sotëm, ka pasur arrestime të banorëve.
Në një reagim mbi këtë situatë, deputeti i PD-së, Klevis Balliu bën thirrjen që policia të tërhiqet. Sipas tij, heronjtë e Kukësit nuk i tremb kjo mënyrë e arrestime, të cilën Balliu e quan enveriste.
”Shqiptarëve nuk ju merret fryma si EDVINOVIÇIT. Këto janë provokime të cilat do të marrin përgjigje të shpejtë. Edhe një herë i bëj thirrje Policisë të distancohet nga këto arrestime enveriste. Kukësi dhe i gjithë vendi do ti japë përgjigjen e merituar EDVINOVIÇIT”,-shkruan Balliu.
Statusi i deputetit
I bëj thirrje forcave të Policisë të tërhiqen urgjentisht dhe ti bashkohen heronjve të Kukësit në protestë kundër këtij regjimi mafioz dhe diktatorial. Arrestimet enveriste për të trembur herojntë e Kukësit nuk do ti ndalojnë apo të trembin shqiptarët. Shqiptarëve nuk ju merret fryma si EDVINOVIÇIT. Këto janë provokime të cilat do të marrin përgjigje të shpejtë. Edhe një herë i bëj thirrje Policisë të distancohet nga këto arrestime enveriste. Kukësi dhe i gjithë vendi do ti japë përgjigjen e merituar EDVINOVIÇIT.
KOHA JONË SONDAZH

