Kukës, lëviste me pistoletë në qytet, vihet në pranga i riu

 

Policia e Kukësit arrestoi Land Gjanën, teksa lëvizje në qytet me një pistoletë pa leje.

Gjatë patrullimit, shërbimet kapën në flagrancë me armën e zjarrit tip “Pistoletë me mulli”, 29-vjeçarin nga Kukësi.

Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në banesë Gjanës iu gjet dhe sekuestruan edhe 8 copë fishekë model 56, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

SHKARKO APP