Kukës, policët me biçikleta

Suedia mbështet policinë e Kukësit për të qenë më afër qytetarëve. 10 biçikleta u dhuruan për këtë komisariat në kuadër të projektit Policimi në Komunitet. Policët me biçikleta do ti shohim edhe në rrugët e Kukësit. Projekti suedez i policimit në komuniteti i dhuroi 10 mjete profesionale policisë lokale që do tu shërbejnë për të qenë më afër qytetarëve!

Drejtori i Policisë, Zef Laska, e vlerësoi ndihmë në misionin e tyre. ”Punonjësit e policisë të gjenden sa më pranë qytetarëve në kohën e duhur dhe vendin e duhur, me qëllim që tu ofrojnë shërbimin më të mirë të mundshëm qytetarëve”.

Drejtuesit e projektit premtuan se mbështetja për policinë e Kukësit do të vijojë. ”Të ndërhyjmë në pjesën që i takon dhunës në familje dhe të miturve për rikonstruksionin dhe pajisjen e dhomës së intervistimit sipas standardeve”,- tha Ansi Shundi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ceremoninë e dorëzimit, ishte i pranishëm drejtori për Rendin e Sigurinë, Gjovalin Loka, përfaqësues të Ambasadës suedeze dhe drejtuesit lokalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?