Kukës, Prefketi Gjici: Hajdutët e energjisë, të përballen me ligjin.
Fakti ëhstë bërë i ditur gjatë një analize të bërë në Prefekturën e Kukësit, ku është e ngritur edhe Taskë – Forca për energjinë, ku sipas Prefektit të Kukësit, Safet Gjici në kuadër të aksionit të ndërmarë gjatë muajit Tetor deri me datë 29.10.2014 janë bërë 1134 ndërpretje energjie të debitorëve familjar 80 ndërprerje të debitorëve privat.
Sa i takon denoncimeve,sipas Gjicit janë dërguar në Prokurori 10 abonentë familjarë dhe 5 abonentë privat. Po ashtu, ajën prngosur edhe 3 elektricistë në Tropojë. Për 10 mujorin e vitit, janë bërë 153 denoncime, nga këta denoncime 106 kanë qenë për abonentë familjarë dhe 47 për abonentë privat.
Gjatë muajit Tetor në rrethin e Kukësit, janë arkëtuar rreth 60 million lekë nga konsumatorët privat e familjarë, në rrethin e Hasit 30 milionë lekë ndërsa në rrethin e Tropojës më shumë se 20 million lekë.