Kukës, qytetarët-Ramës: Nëse ta mban na arresto ditën
Me pankarta dhe me thirrje për lirimin e 23 bashkëqytetarëve të tyre, qytetarët e Kukësit po vijonë protestën përpara komisariatit të qytetit.
Me thirrjet “Turp, Turp!” dhe pankarta në duar që ironizojnë deklaratën e bërë nga Kryeministri Edi Rama në seancën parlamentare të së enjtes, ata i krahasojnë arrestimet e bëra gjatë orëve të natës me metodat e diktaturës.
“Policia vjen ditën! Nëse ka ligj dhe ka shtet, vjen ditën, jo natën”, thonë ata.
Numri i protestuesve u shtua pak pas orës 16:00 pas thirrjes së bërë përmes rrjeteve sociale për t’u grumbulluar para komisariatit kundër arrestimit të 23 personave nga ana e policisë, që akuzohen si përgjegjës të dhunës së shpërthyer në protestën e zhvilluar në hyrje të tunelit të Kalimashit kundër tarifës në Rrugën e Kombit.
Rruga e Kombit kalohet free! Çfarë ndodh një ditë pas protestës
Braimllari: Qytetarët u provokuan, Rama po instalon diktaturën
Tarifa e ”Rrugës së Kombit”, Vasili: Rama e urren Kosovën, e sheh si klient
Kryebashkiaku i Kukësit-Ramës: S’ të takoj, qytetarët të lirohen. Të hiqet terrori policor
”Terror” në Kukës me 23 të arrestuar, zbardhen emrat (Lista e Plotë)
KOHA JONË SONDAZH

