Kukësi, festa në varfëri

 

Qarku i Kukësit ka numrin më të madh të familjeve të varfëra në raport me popullësinë e tij. Varfëria duket akoma më shumë në këto ditë festash, kur shumë prej familjeve jetojnë vetëm me ndihmën ekonomike dhe nuk kanë mundësi të bëjnë shpenzimet e duhura për të kaluar ditët festive.

“Fukarallëku i madh, punë s’ka kërkund. Shpresojmë tek kryeministri se do të na ndihmojë për Vitin e Ri, të na japë ndonjë shpërblim që të bëjmë shpenzime edhe ne”, thotë një i moshuar. 

“Ekonomia ka rënë, njerëzit nuk kanë lekë, nuk ka as drita. Situata është e zezë”, shprehet një tjetër. 

“Kam blerë ushqimet e përditshme, shtoji pak mish dhe pak raki. Edhe më parë s’kemi mundur të blejmë më shumë për shkak të buxhetit”, thotë një banor tjetër. 

Në Bashkinë e Kukësit numërohen mbi 6 mijë familje që trajtohen me ndihmë ekonomike, ndërkohë që në zonat rurale ka akoma më shumë familje në nevojë.

SHKARKO APP