Kukësi, qyteti i “depozitave”

Për banorët e Kukësit, problemet për tu furnizuar me ujë të pijshëm nuk kanë të sosur, pavarësisht ndërtimin e ujësjellësit të ri. 

Edhe në këtë periudhe të vitit uji i pijshëm nuk shkon në banesat e familjeve kuksiane, qytet i cili tashmë identifikohet me pompat e ujit dhe depozitat.

Banorët shprehen se uji nuk vjen as në katet e para të pallateve në një kohë që temperaturat shënohen tepër të larta. 

“Uji i pijshëm nuk vjen asnjë pikë ujë jam banor i lagjes 6 kati i 5 pa ujë jemi. Më keq nuk ka se si bëhet më, nuk ka kontroll. Unë e di se paguhen këto njerëzit e ujësjellësit me e pa problemin e ujit”, thotë një banor.

“Uji vjen një herë në ditë problemi është këtu që kontroll nga ndërmarrja e ujërave. Nuk ka fare, a bashkia e ka, a ujërat e kanë nuk e di kush e ka jemi shumë të pakënaqur me kontrolin e ujërave se shpërndahet uji në gjithë Kukësin”, -shprehet një tjetër banor.

A1 Report

SHKARKO APP