Kukësi-Tirana pa gola, fiton Laçi dhe Teuta

Nuk ka fitues në “Elbasan Arena” ku u zhvillua kryendeshja e kësaj jave të Superligës mes Kukësit dhe Tiranës. Gjithçka u mbyll në një barazim pa gola me pak episode për të dyja skuadrat, ndërkohë pika e marrë pak vlen si për Kukësin ashtu edhe për Tiranën. Edhe pas javës së 10 të kategorisë Superiore, Vllaznia vazhdon të kryesojë bindshëm renditjen e kampionatit, edhe pse në transfertën e kësaj radhe vuajti për të impresionuar duke shënuar vetëm 1 gol.

Skuadra shkodrane e trajnerit Brdaric, surpriza më e bukur e këtij sezoni u imponua minimalisht në Fier ndaj Apolonisë me rrjetën e Hoxhajt. Futbollisti i miqve mposhti Harizaj me kokë pas një krosimi në zonën e myzeqarëve. Tani Vllaznia kryeson me 22 pikë. Partizani mposhti 2-0 Kastriotin por shifrat e pastra ofrojnë një panoramë të gënjeshtër të sfidës ndaj krutanëve, që u zgjidh vetëm në fund.

Demat e kuq provuan shumë por ishte Cara që prishi ekuilibrat 4 minuta nga fundi me një finalizim me kokë. Për të siguruar rezultatin në shtesë, u desh penalltia e kthyer në gol nga Asani. Teuta fitoi 3-1 në transfertën me Skënderbeun duke bindur edhe me lojë pavarësisht se skuadra e Martinit kishte nevojë për dy penallti nga Bregu dhe Vila. Laçi i trajnerit Duro mundi 2-0 Bylisin duke marrë epërsinë fillimisht me golin e Xhixhës e më pas me anë të Lushkjes. /TCH/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?