Kuko: Mbi 2 mijë efektivë janë trajnuar dhe certifikuar në Akademinë e Sigurisë

Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko, nga Kongresi i PS-së, tha se me rihapjen e Akademisë së Sigurisë sot trajnimi policor ka marrë tjetër kuptim, pas 5 vitesh mbi 2 mijë efektivë janë trajnuar dhe certifikuar në këtë akademi.

”Në fillim të mandatit të parë qeverisës Kryeministri teksa shpaloste vizionin për Policinë e Shtetit përdorte, togfjalëshin një polici me standarde mesatare, europiane. Që një polici të jetë me standarde europiane së pari duhet të jetë një polici e mirëtrajnuar e mirëshkolluar. Në vitin 2013 Akademia e Sigurisë nuk ekzistonte gjetëm aty një institucion trajnimi të braktisur, i cili dukej se punën e vet kishte vetëm të linte policët pa shkollën. Të gjitha sukseset spektakolare të Policisë së Shtetit, të gjitha ato që shikojmë edhe në menaxhimin e policisë rrugore edhe në modernizimin e saj nuk janë të rastësishme, janë rezultat i drejtë e trajnimit policor. Këtë e thonë edhe qytetarët e Shqipërisë ku në vitin 2013 policia kishte vetëm 30% të besimit të qytetarëve dhe sot është pothuajse në 70% besimi i qytetarëve në policinë e shtetit. Fuqizuar nga Pakti për Universitetin Akademia e Sigurisë tani ka hyrë në projekte që ishin të paimagjinueshme më përpara ndërtimi i kampusit univeristar, njehsimi i kurrikulave sipas kurrikulave europiane”.

SHKARKO APP