Kuleba: Ushtria ruse ka shkatërruar avionin më të madh në botë

Avioni më i madh në botë Antonov An-225 është shkatërruar nga ushtria ruse. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Avioni i mallrave qëndronte në aeroportin pranë Kievit me të njëjtin emër, “Antonov”, për të cilin u zhvilluan luftime të ashpra një ditë më parë, me dy palët që pretendonin se kishin kontrollin e tij.

“Ky ishte avioni më i madh në botë, AN-225 “Mriya”. Rusia mund të ketë shkatërruar ‘Mriya’ tonë. Por ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë ëndrrën tonë për një shtet të fortë, të lirë dhe demokratik evropian. Ne do të triumfojmë!”, ka shkruar Kuleba.

SHKARKO APP