Kulla në vend të selisë së PD? Bardhi: Kemi zero të dhëna

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi mohon të ketë informacion se në selinë qendrore të PD, do të ndërtohen kulla. Ai i quan mashtrime publike të Sali Berishës.

”Zero të dhëna, deri ditën kur u përdor nga një mashtrim publik nga Berisha. Ju nxisim të kërkoni se kush është porositësi. Selia e PD qëndron si seli qëndrore e PD. Pyesni Erion Veliaj. Zero informacion në rrugë zyrtare dhe joinformale. Nesër do shkoj të marr informacion. Berisha dhe Veliaj kanë dijeni për këtë projekt në të njëjtën kohë. Godina e PD nuk është pronë e jona. E kemi marrë në përdorim nga shteti shqiptar për 99 vite”,-tha në ”Opinion”.

SHKARKO APP