Kulla pas TOB, Berisha: Trillime, përpjekje për të shuar flakët e djegësit që nuk ekziston. Ftoj Ramën të anulojë lejen
Sali Berisha i konsideroi sot shpifje dhe trillime të mirëfillta akuzat për përfitime në kullën pas Teatrit të Operas dhe Baletit, ndërsa kërkoi anulimin e lejes për këtë objekt. Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se “e gjithë përpjekja është të krijojnë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston”.
Postimi i plotë nga Sali Berisha
Akuza për përfitime në kullën pas TOB/ : Trillime, përpjekje për të shuar flakët e djegësit që nuk ekziston. Ftoj Ramën të anulojë lejen. Shpifje dhe trillime të mirëfillta nga kuzhina Fuga-Veliaj. Së pari, e gjithë përpjekja është të krijojnë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston. Pse e them këtë? E the këtë:
1-Gjatë qeverisjes së PD, Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë. Plani që ka miratuar Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit në vitin, në mos gagoj në vitin 2012, ose diçka, ka qenë për ndërtimin e ndërtesave me lartësi 6-8 katë në të gjithë territorin e Tiranës. Ata që përpiqen të më atribuojnë mua, ata janë shpifarak të mjerë, së pari.
Së dyti, në qoftë se Edi Rama paska dhënë leje për Shkëlzen Berishën, duhet të kesh humbur çdo mendje, duhet të bëhesh shpifës i kalibrit të Ymer Bazes, apo Karlo Bollinos që të nxjerrësh shpifje të tilla. Megjithatë, e ftoj Edi Ramën të anulojë menjëherë lejen.
Së treti, PD del sot me deklaratën e saj në të cilën paraqet çështjet e thella ligjore që ekzistojnë për atë ndërtim, me pronarët, me respektimin e vendimit të gjykatave, etj.
Pra, nuk bëhet PD, ta ketë të qartë të qartë cilido. Nuk i dikton dot kush agjendën asaj, përveçse vet, sikundër nuk kërkon t’u diktojë të tjerëve.
Pra, të përpiqesh të mbulosh në shpifje e trillime se kulla nuk është përmend, apo këto pse del, këto janë gjëra të mjera, të dështuara, nuk kanë asnjë lidhje. Apo fajin e ka Saliu për kullat? Unë nuk kam dhënë asnjë kullë, dhe nuk do të jipja asnjëherë, pikë. Përveçse, po të zgjidhej një zonë, se dua të jem i hapur, po të zgjidhej një zonë e pandërtuar, ku mund të ndërtohej një kuartier i ri që shpreh arkitekturën bashkëkohore, të cilën unë sigurisht nuk e kundërshtoj.