Kullat e larta në qendër të Tiranës, Veliaj: Hotelet me 5 yje sjellin biznes të jashtëzakonshëm

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka folur për kullat e larta që po ndërtohen përreth qendrës historike. Për të në qytete të kësaj natyre qendra historike mbrohet dhe në periferi të saj ndërtohen hotele luksoze me 5 yje sepse një gjë e tillë sjell biznes shumë të mirë. ”“InterContinentali”, “GranMelia” ose “Sofiteli”, ose ndërtesa të tjera jashtëzakonisht cilësore, dalluar nga rrumpahanja e viteve ’90, janë komplet tjetër gjë. Së pari, të gjitha bizneset, turizmi, aktivitetet ndodhin në qendër të Tiranës”,-tha Veliaj në ”Opinion”.

-Ka një debat shumë të madh që lidhet me ndërtimin e kullave të larta rreth e rrotull qendrës së qytetit. E para, qendra është historike, kemi xhamin, sahatin që po rrethohen nga kulla. E dyta, ka një debat që lidhet me intensitetin e ndërtimit dhe çmimet tejet të larta të ndërtimit në Tiranë.

Erion Veliaj: T’i adresojmë me radhë. Qyteti në fakt është një qytet i ri, i krijuar nga një aksident ose incident i Kongresit të Lushnjes që e transformoi. Këtu kemi dy mundësi. Duke e ditur që ne nuk jemi Athina dhe Roma, pra nuk jemi qytet i lashtë Kiçin e Shkupit, të ndërtojmë një qytet të ri…

-Jo! Ajo e Shkupit është disaster, është ndoshta situata më komike që unë kam parë në Ballkan.

Erion Veliaj: Një kryetar bashkie ose një administratë duhet të pranojë që ky është një qytet relativisht i ri, patjetër shumë krenar edhe për një sahat që tani punon me gomën e vet sa herë shkon në gjysmë ora.

-A kishte nevojë qendra për këto godina kaq të larta? A mund të bëheshin këto tek Bulevardi i Ri?

Erion Veliaj: “InterContinentali”, “GranMelia” ose “Sofiteli”, ose ndërtesa të tjera jashtëzakonisht cilësore, dalluar nga rrumpahanja e viteve ’90, janë komplet tjetër gjë. Së pari, të gjitha bizneset, turizmi, aktivitetet ndodhin në qendër të Tiranës. Ti nuk mund t’i çosh të huajt tek bregu i lumit dhe t’u thuash se ministrisë do i kenë këtu, eventet ndodhin këtu. Tipikisht në qytete të kësaj natyre, qendra historike është mbrojtur, në periferi të qendrës historike. Hapja e hoteleve me 5 yje në qendër të qytetit sjell një biznes të jashtëzakonshëm.

SHKARKO APP