Kullat pa roje, janë dhënë 2900 leje. Ka veç 1200 vrojtues të licensuar
Problematikat e sigurisë së pushuesve në plazhe dalin përmbi ujë sidomos pas rasteve të mbytjeve. Edhe pse është detyrim ligjor që në pikat e vrojtimit të qëndrojnë vrojtuesit e plazhit të punësuara nga subjektet private, kjo jo gjithmonë zbatohet.
“Aktualisht kemi 1200 vrojtues të licensuar, në të gjithë Shqipërinë janë 2900 stacione plazhi që duhet të mbulohen plotësisht me vrojtues, por mbulohet më pak se gjysma. Një nga problematikat kryesore pse pikat e vrojtimit nuk kanë vrojtues plazhi është sepse instancat shtetërore janë në shkelje të ligjit. Është agjencia kombëtare e bregdetit qe jep leje për të hapur plazhe pa vrojtues edhe është përgjegjësi e saj”, shprehet Robert Necaj- zv.president Federata Shqiptare vrojtuesit e plazhit dhe shpëtimit në ujë.
Sipas rregullores së veprimtarisë së stacioneve të plazhit të miratuar me vendim të këshillit të ministrave duhet të zgjidhet menjëherë kontrata kur vërehet mungesa e shërbimit nga rojet bregdetare.
KOHA JONË SONDAZH

