Kultivonin bimë narkotike, arrestohen dy persona në Kukës. Policia jep detajet
Është goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe janë vënë nën pranga 2 shtetas, si autorë të dyshuar.
Gjithashtu, gjatë kontrollit sekuestrohet dhe një armë zjarri kallashnikov, me një sasi fishekësh luftarak
Kukës
Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Asgjësohen fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa.
Gjatë kontrollit sekuestrohet dhe një armë zjarri kallashnikov, me një sasi fishekësh luftarak.
Vihen në pranga 2 shtetas, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.
Strukturat e DVP Kukës, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit A. C., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe K. E., 20 vjeç, banues në fshatin Zall-Reç, Dibër.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në fshatin Barr, në vendin e quajtur “Kepat e Bardhë”, kanë kultivuar fidanë e kubikë me fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në vendin ku u kapën në flagrancë këta dy shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake.