Kultivonte bimë narkotike, pranga 21-vjeçarit në Lezhë

Është vënë pranga nga Policia e Lezhës një 21-vjeçar që kultivonte bimë narkotike. I arrestuari është identifikuar me inicialet F. P., 21 vjeç, banues në Tale, Lezhë.

Gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, punonjësit e policisë kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit, në fshatin Sheshaj, Mirditë.

Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur “Përroi i Shlorit”, Sheshaj, Mirditë.

Nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

SHKARKO APP