Kultivonte dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër person, pasi akuzohen për prodhim dhe shitja e narkotikëve.

Autoritetet bëjnë me dije se në pranga ka rënë 25-vjeçari i identifikuar me inicialet N. S., banues në Baldushk, ndërsa në kërkim është shpallur I. Sh., 39 vjeç.

Sipas policisë, gjatë operacionit të koduar “Baldushku”, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kg e 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të kontrollit, në banesën e shtetasit I. Sh., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një dorezë metalike (përforcues grushti), doreza plastike dhe maska.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kultivonin bimë narkotike në zona malore në fshatin Baldushk, e përpunonin dhe e shisnin lëndën narkotike te blerës të ndryshëm, kundrejt pagesës 700 euro një kilogram.

Në zonën e Baldushkut, shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar dhe më pas arrestuar në flagrancë shtetasin N. S., 25 vjeç, të cilit gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 kg e 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Policia vijon punën vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

SHKARKO APP