Kultivuan drogë në serën 2 mijë metra, arrestohen 6 persona

Policia thotë shtetasit Baki Siqeca dhe personi me inicialet B.S prej një periudhe kohe kishin shfrytëzuar tokën që ata kishin të tyren për të kultivuar lëndë narkotike. Më pas droga thahej në banesën shtetasit B.S dhe bëhej gati për tu hedhur në treg.

Operacioni i policisë është koduar “Serat”, dhe sot paradite u njoftua se janë arrestuar në flagrancë 6 persona: Agim Kumaraku 56 vjec,Pranvera Cobo 48 vjec ,Lefteri Sinjari 47 vjec,Zhaneta Hoxha 34 vjec,Burbuqe Velaj 32 vjec,Baki Siqeca 26 vjec, dhe është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet B.S 59 vjec.

“Një sasi prej 10 kg ishte bërë gati për tu shitur ,ndërsa një sasi prej 1380 kg ishte hapur për tu thare në banesën e shtetasit B.S.” informon policia.

Sipas bluve të Fierit, në serë ishin punësuar për pastrim dhe për ta qëruar këtë bimë të dyshuar si lëndë narkotike . Nëse do të hillej në treg kjo sasi droge vlera që do të pëfitohej kap shifrën e 700 mijë eurove.

SHKARKO APP