Kultura e vdekjes që mban gjallë ISIS-in

 

Nga Magdi Cristiano Allam

Të festosh kasaphanën njerëzore në Paris duke u dhuruar ëmbëlsira popullsisë. Ka ndodhur në Sirte, ku terroristët e Shtetit Islamik kanë publikuar disa foto ku shihen duke shpërndarë ëmbëlsira për të festuar masakrën e Parisit. “Gëzimi i myslimanëve për suksesin e sulmeve të bekuara të Parisit”, thuhet në fotot e shpërndara në rrjet. Është dëshmia e disatë e kulturës së vdekjes që gjallëron terrorizmin islamik.

Në komunikatën me të cilën ISIS ka marrë përsipër sulmet në Francë, himnizohet sulmi kamikaz. “Një grup që u nda nga jeta këtu poshtë, ka avancuar në mes të armikut duke kërkuar vdekjen në shtegun e Allahut, duke ngritur fenë e tyre, të Profetit dhe aleatët e tyre, dhe dukë poshtëruar armiqtë”, deklarojnë xhihadistët.

“Kanë qenë luajalë me Allahun, të paktën ashtu konsiderohen. Allahu ka arritur përmes tyre të hedhë frikë në zemrat e kryqtarëve, në tokën e tyre. Allahu ka lehtësuar vëllezërit tanë dhe u ka dhënë atyre atë që kërkonin, martirizimin. Kanë shpërthyer rripat e tyre me eksploziv pasi mbaruan municionet. Allahu i pranoftë mes martirëve dhe na lejoftë ne të shkojmë afër tyre”, thuhet në deklaratën e Shtetit Islamik.

Kultura e vdekjes është plotësisht legjitime në Kuran. “Allahu ka marrë nga besimtarët jetët e tyre dhe të mirat tokësore duke u ofruar Parajsën, duke qenë se luftojnë në shtegun e Allahut, vrasin dhe vriten për Allahun. Kush më shumë se Allahu i respekton paktet? Gëzohuni për atë që keni bërë. Ky është suksesi më i madh i jetës suaj. Luftoni në shtegun e Allahut, dhe shkëmbeni këtë jetë me një jetë më të mirë. Kush lufton për kauzën e Allahut, qoftë i vrarë apo fitimtar, do të marrë shumë shpejt shpërblimin e merituar. Dhe mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut, ata janë gjallë, të ushqyer nga mëshira e Allahut”, thuhet në disa vargje të Kuranit.

Kultura e vdekjes është mishëruar në realitetin e Muhametit. Në vitin 627 ai i preu kokën personalisht qindra hebrenjve të rritur të tribusë Banu Quraiza. Në Siri, biografia e tij zyrtare thotë “Ata u dorëzuan dhe i Dërguari i mbylli në Medinë në lagjen e vajzës së Harithit, një vajzë e Banu Najjar. Pastaj i Dërguari doli në pazarin e Medinës dhe u hapi gropa. Pastaj i dërgoi ushtarët e tij t’i merrnin pengjet dhe u preu kokën një e nga një me dorën e tij. Ishin 600 ose 700 hebrenj, megjithëse disa thonë se kishte edhe më shumë. Teksa po dërgoheshin te i Dërguari hebrenjtë pyesnin se çdo të bëhej me ta. –Nuk e kuptoni? Kur Profeti thërret askush nuk kthehet prapa!, ishte përgjigja e një prej ushtarëve. Për Allah dhe vdekje!”.

Është zakon i terroristëve islamikë palestinezë të Hamasit të shpërndajnë karamele apo ëmbëlsira për të festuar vrasjen e hebrenjve. Dhe nuk bëhet fjalë për një rast të veçuar. Pas 11 shtatorit të 2001, u panë turma që festonin kudo në vendet islamike ndërkohë që një sondazh zbuloi se 97 përqind e muslimanëve në botë ishin dakord me terroristët e Bin Laden. Dy Kulla u rrëzuan dhe 3000 persona humbën jetën, por muslimanët ishin pro kauzës së Bin Laden. Kjo kulturë vdekjeje që i con terroristët në frazën që thonë buzagaz “ju doni jetën, ne vdekje”, është sa e vërtetë po aq dhe e frikshme. Është arma e tyre e fortë përballë së cilës ne jemi të pafuqishëm. Ata kanë nisur një luftë në botë për të shpërndarë kulturën e vdekje. Në duhet të mbrojmë me mish e me shpirt të drejtën tonë të jetës! / Përgatiti Amarildo Lumani. TEMA

Il Giornale

SHKARKO APP