“Kulturë e dhunshme, po rriten breza shumë agresivë”/ Dervishi ngre alarmin pas vrasjes së 14 vjeçarit: Tërmet në shoqëri!

Gazetari Ferdinand Dervishi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për vrasjen e 14 vjeçarit jashtë ambjenteve të shkollës Fan Noli pas një konflikti mes disa të miturve.

Dervishi tha se adoleshentët e sotëm janë jashtëzakonisht agresivë dhe se asgjë nuk ka ndryshuar në kulturën e dhunshme shqiptare në këto 30 vite.

“Kjo nxjerr në pah një numër problemesh që ka shoqëria. Nuk është rast i vetëm dhe sporadik. Ka patur dhe te tjëra. Si u vra më thikë djali i një koleges tonë gazetare, 18 vjeç. Rritur dhe edukuar shumë mirë, në moshën 18 vjecare vritet me thikë. Ajo që vë re unë, ne po rrisim breza shumë agresivë. Në krahasim me atë që do të pretendonim 30 e ca vjet post demokraci, kemi mbetur në këtë kulturë, siç kemi ardhur nga familje shumë të dhunshme. Nuk ka asnjë ndryshim.

Do t’ju jap një rast për të vënë duart në kokë. Kam parë dy fëmijë tetë vjec, njëri që i thotë tjetrit, “atë shkopin që ke në dorë, ta fus nga mbrapa dhe ta nxjerr te goja”. Ai tjetri e kuptoi që ishte bullizim, e hodhi, ja futi të qarit dhe iku në shtëpi. Ky është momenti ku kemi fëmijët tani. Ne akoma edukojmë adoleshentë të egër, të dhunshëm, që zgjidhin problemet me anë të dhunës, goditjes, rrahjes, etj.

Kjo ngjarje duhet të shkaktojë tërmet në shoqërinë shqiptare. Nuk është asgjë droga që u kap, para kësaj, se çfarë brezash po edukojmë ne.

E fundit, këta fëmijë që kemi në shtëpi, duhet ti rrisim në Shqipëri që të kenë këtë fat, apo duhet ti hedhim jashtë?”, tha ndër të tjera Ferdinand Dervishi.

SHKARKO APP