Kumanova, 2 video të grupit të UÇK, dyshime për montazh

 

Policia maqedonase ka publikuar mbrëmjen e së dielës një video të dytë të personave të arrestuar nga grupi i të armatosurve. Ata ndodhen brenda komisariatit të policisë ndërsa sipas procedurave fotografohen nga efektivët. Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që kanë marrë përgjegjësinë për konfliktin e armatosur që shpërtheu të shtunën në Kumanovë, shfaqen në këtë video me uniforma ushtarake që mbajnë stemën e UÇK-së.  Në fytyrat e disa prej tyre duken edhe dëmtime të marra gjatë përleshjes së dhunshme me policinë.

Ndërkohë, në konferencën për mediat ku bëri bilancin e operacionit policor, zëdhënësi i policisë tha se mes të arrestuarve nga Kosova dhe Maqedonia, ishte edhe një shqiptar nga Shqipëria, por nuk bëri të ditur emrin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat maqedonase folën për një gafë të policisë në videon e parë të postuar me  të dorëzuarit nga grupi i të armatosurve, ku shfaqet diçka e dyshimtë sipas tyre. Në sekondën e tetë të videos polici që urdhëron të arrestuarin të rrotullohet për tu fotografuar, duket se ka të veshur një rrobë të bardhë, e njëjtë me atë që një prej të armatosurve shfaqet teksa është arrestuar nga policia maqedonase. Këto pamje sipas mediave, shtojnë dyshimet se video është një montazh. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?